Gazeta Si – Një 19-vjeçar është marrë peng dhe mbajtur në një makinë në garazhin e një pallati në Rrëshen nga 2 të rinj me qëllim për t’i vjedhur paratë.
Pasi i vodhën me forcë 220 mijë lekë që i riu kishte me vete, pas disa minutash, dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e lanë në rrugë 19-vjeçarin.
Pas ngjarjes, ai denoncoi atë që i kishte ndodhur në polici dhe në kuadër të operacionit të koduar “Telefonata”, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të dyshuar.
Ata janë 20-vjeçari me iniciale M.B., banues në Rrëshen dhe 19-vjeçarin me iniciale E.T., banues në Durrës.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220.000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




