Njerez

Mbajnë pak para me vete dhe nuk dalin pasi errësohet – Shqiptarët më ‘paranojakët’ në Ballkan

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët rezultojnë të jenë popullsia me nivele më të larta të shqetësimit për sigurinë personale dhe frikës për sulme, krahasuar me fqinjët.

Sipas anketës së RCC-së, 61% e shqiptarëe thonë se shmangnin mbajtjen e shumë parave cash me vete, për arsye sigurie. Kjo është shifra më e larta në rajon, dhe në kontrast, shqiptarët e Kosovës shprehin normën më të vogël të shqetësimit në këtë drejtim, 44.4%.

Anketa tregon se në Ballkan ka një hezitim në rritje për të dalë jashtë gjatë natës, ku sërish kryeson Shqipëria, ku 47.3% pohojnë se shmangin daljet pas errësire, shqetësim i lidhur direkt me sigurinë.Maqedonia e Veriut, me 21.5%, raporton shqetësimin më të ulët.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shqetësimeve, shqiptarët shfaqen ndër më pak të prirurit për të mbajtur armë, vetëm 0.9% e shqiptarëvepohojnë se mbajnë armë të ftohta apo zjarri. Treguesi është tepër i lartë në Maqedoninë e Veriut, ku 5.2% konfirmojnë sembajnë një lloj arme.

Një trend i qartë rritës vërehet në investimet në sigurinë e banesave në të gjithë rajonin, veçanërisht në instalimin e sistemëve të videovëzhgimit dhe alarmeve kundër vjedhjes. Në 2025-n, 16.4% e shqiptarëve raportojnë se kanë instaluar sisteme të tilla, tregues në rritje, por më pak i përhapur se vendet fqinje. Shqiptarëve  nuk u  pëlqen ideja e survejimit dhe pakënaqësi të lartë, 38%, ndaj vëzhgimit publik, fenomen që në fakt mbështetet nga fqinjët.

Nga ana tjetër, Shqipëria dhe Kosova nuk janë aspak të shqetësuar nga sulmet me bazë etnike, fetare apo homofobike dhe vetëm 3.4% (Shqipëri) dhe 4.2% (Kosovë)  raportojnë se e kanë fshehur identitet si një masë sigurie. Kjo sjellje është më e shprehur në Bosnje dhe Hercegovinë 9%, Mal të Zi 8.7%, Serbi 6.8% dhe Maqedoni të Veriut 6.4%,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë