Lajme

Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Shqipëria, do të jetë ushtarakisht në Kosovë dhe Letoni

Sot është zhvilluar Ministeriali i Mbrojtjes i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, ku prezente ishte dhe ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka,  e cila ka deklaruar se vendi ynë do të mbështesë ushtarakisht Kosovën dhe Letoninë.

“NATO, ka një rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.  Përmes përpjekjeve të saj të kombinuara me vendet tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të vecantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare, përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës. Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro – Atlantike. Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni,” shpjegoi ministrja e Mbrojtjes

Ministeriali do të zhvillohet  edhe nesër ku do të diskutohet për masat në fazen e dytë të Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë