Lajme

Maxhoranca i përgjigjet presidentit: 30 qershorin nuk e luan topi

Pas deklaratës së presidentit që ka konsideruar edhe mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve vendore vjen edhe përgjigjja nga ana e mazhorancës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një takim paraelektoral në zonat e Belshit dhe Cërrikut, është shprehur se më 31 maj starton fushata elektorale. Për datën e zgjedhjeve, Balla ka deklaruar se 30 qershori është afat kushtetues dhe nuk e luan topi, duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje edhe presidentit Ilir Meta.
“Më 31 maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor është afat kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi, do të hasë në forcën e ligjit”, është shprehur Balla.

Më herët, presidenti deklaroi se fryma dhe përmbajtja e Kushtetutës e mundësojnë rishikimin e datës së zgjedhjeve, ndryshe nga sa mendon kryeministri Edi Rama, që 30 qershori është afati i fundit kushtetues dhe çdo shtyrje e zgjedhjeve do ta shkelte atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë