Arsim

Maturantët mund të ankohen për notat, ministria u njeh të drejtën e rivlerësimit

Pavarësisht se Ministria e Arsimit e ka shitur këtë proces si ndodhi për herë të parë, burime pranë saj tregojnë për gayetën “Si” se një proces i tillë është kryer në vitin 2010.

Sipas Ministrisë, kjo ndodh për herë të parë dhe ka të bëjë me të drejtën e maturantëve për tu ankuar menjëherë pasi marrin rezultatet e provimeve gjatë Maturës Shtetërore.

Referuar Nenit 27 të Rregullores për Zhvillimin e Maturës Shtetërore, Maturanti kandidat ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e tetsit një ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve.

Maturanti pasi është pajisur me fotokopjen e testit, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për rivlerësim testi te KSHMSH e shkollës, ku është regjistruar si maturant, më datë 3 korrik.

Fotokopjet e testeve do të shqyrtohen nga dy mësues lëndor të përcaktuar nga KSHMSH e shkollës dhe nëse shkolla nuk ka dy mësues të lëndës, shqyrtimi do të bëhet nga një mësues I lëndës.

Rishqyrtimi do të bëhet vetëm në lidhje me pyetjet e ankimuara dhe është mësuesi ai që vendos nëse këto teste do ti kalojnë QSHA-së për rivlerësim.

Kompetencën e rivlerësimit përfundimtar të testeve e ka QSHA që rivendos barkodet e hequra pas daljes së rezultateve të para.

Rezultatet e rivlerësimit shpallen më datë 7 korrik.

Pavarësisht se Ministria e Arsimit e ka shitur këtë proces si ndodhi për herë të parë, burime pranë saj tregojnë për gayetën “Si” se një proces i tillë është kryer në vitin 2010.

Kjo ka ndodhur pasi mbi 500 teste me bar kode zinxhir, pra numra sekretimi të njëpasnjëshëm kishin rezultatin e notës 10.

Ministri i Asokohe Myqerem Tafaj do të vendoste për rishqyrtim.

Rezultoi që 100 nxënës e kishin të merituar notën 10. Ata ishin nxënës të Kolegjit Turk dhe testet e tyre vërtetuan autenticitetin, veçanërisht në pyetjet me zhvillim.
Pjesa tjetër I takonte një shkolle të vetme në Krujë, ku të gjithë nxënësit u vërtetua se e kishin zhvilluar testin duke kopjuar fjalë për fjalë nga njëri-tjetri pasi nuk kishin kontroll nëpër klasa.

Për këta nxënës u vendos që të mos mbahej provim tjetër, por të kishin notën përfundimtare të lëndës gjatë vitit shkollor.

Sipas ekspertëve nuk ka vlerë rivlerësimi, pasi është I ezauruar në procesin e vetë korrigjimit.

Korrigjimi i teseteve të maturës shtetërore bëhet nga dy mësues të çertifikuar. Nëse këta të dy mësuesit për një test kanë rezultate të ndryshme, rregullorja parashikon korrigjimin nga mësues I tretë.

Pra procesi I ankimimit është I ezauruar brenda procesit dhe nuk lind nevoja për një ankimim të mundshëm nga ana e maturatëve.

Ajo që kontestohet nga ekspertët është edhe humbja e besimit në aspektin e ndërhyrjeve, pasi kur dalin rezultatet, hiqet numri I sekretimit dhe nxënësi shfaqet me emër dhe mbiemër. Në momentin e ankimimit ai mund të bëjë ndërhyrje me njohje, pasi testi do rikorrigjohet nga vetë mësuesi I shkollës. Kurse aktualisht, korrigjimi I testeve të maturës nuk bëhet nga mësuesit e shkollës. Testet e Tiranës mund të bjerë që të korrigjohen në Korçë.

Nuk dihet pse Ministria e Arsimit e ka marrë këtë vendim, pasi deri më tani nuk ekziston ndonjë studim.

Burime të gazetës “Si” bëjnë me dije se në vitin 2014, Komisioneri për të Drejtën kundër Diskriminimit I ishte dërguar me një letër Ministrisë së Arsimit pasi një maturant ishte ankuar për rezultatet e testeve asokohe.

Por sqarimi I Ministrisë ishte shterues duke shpjeguar se “rivlerësmi ishte I përfshirë në mënyrën se si funksiononte procesi I korrigjimit”.

Gazeta “Si” është në pritje të një përgigjeje nga Ministria e Arsimit për të kuptuar arsyet dhe argumentet e një vendimi të tillë.      


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë