Maturantët në të gjithë vendin po i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Ashtu si provimi i parë i Gjuhës së Huaj, edhe provimi i sotëm është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Maturantët janë paraqitur me maska dhe doreza, duke zbatuar në këtë mënyrë masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë, që do t’i nënshtrohen testit, i cili do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Ndërkohë, në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 18 qershor ai i lëndës me zgjedhje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




