Arsim

Matura shtetërore, del teza e matematikës që në orën e parë të provimit

Sot, maturantët po i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore. Mbi 33 mijë maturantë testohen në lëndën e matematikës.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30.

Për më pak se 1 orë që prej fillimit të provimit, në internet tashmë është shpërndarë edhe një nga tezat e provimit.

Teza A, e plotë, mund të gjendet kudo dhe duket se fotografitë i ka bërë një maturant që edhe ka plotësuar disa nga përgjigjet.

E njëjta gjë ka ndodhur ndër vite dhe nuk mungoi as këtë vit. Edhe në provimin e Gjuhë-Letersisë para një jave, teza u zbulua akoma pa mbaruar orari zyrtar i kryerjes së provimit, kur maturantë ishin ende në provim.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24, është provimi i lëndës me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë