Varianti i ri anglez është më ngjitës dhe maska e distanca sociale duhet të përforcohen si rregulla edhe më shumë, sipas profesorit Carlo Signorelli në universitetin San Raffaele të Higjienës në Milano. Eksperti ka shkruar se varianti i ri nuk është “superfuqi” dhe rregullat funksionojnë po njëlloj edhe për të, por duhen respektuar me rigorozitet. Sipas ekspertit ndër arsyet që duhen respektua më shumë masat është se varianti i ri ngjitet më mirë me receptorët në membranën e jashtme të qelizave.
“Ndoshta reziston më gjatë jashtë trupit, ose replikohet për disa ditë në trup. Fakt është se me variantin e ri britanik mjafton një sasi e vogël e virusit për t’u infektuar. Shmangia e infeksionit sot kërkon më shumë vëmendje,” shpjegon Signorelli,
Disa nga këshillat që rekomandon eksperti janë:
-Të mbahen maska kirurgjikale me detyrim në dyqane ose në mjete transporti. Të paktën në transportin publik, në dyqane dhe në hapësira të mbyllura të frekuentuara, duhet të mbahen. Ato janë mjete të shkëlqyera mbrojtëse, nëse mbahen mirë duke mbuluar plotësisht gojën dhe hundën.
-Duhet të mbahen të ajrosura ambientet ku qëndroni. Sipas ekspertit ky është një rregull shumë i rëndësishëm, sepse kur qarkullon ajri rreziqet e infektimit janë më të pakta.
-Duhet të mbahet një distancë rreth 2 metra largësi. Signorelli shpjegon se sa më e madhe të jetë distanca aq më e vogël është mundësia për të pasur kontakte dhe për tu infektuar.
-Fëmijët duhet të mbajnë maska kirurgjikale në shkollë dhe jo maska prej cope. Eksperti shpjegon se është shumë e rëndësishme që mjekët të shmangin lojërat dhe kontaktin fizik me fëmijët e tjerë dhe aq më pak me gjyshërit.
-Ndër këshillat e mjekut epidemiolog është edhe familjarët të mos ndani mjetet vetjake, të mos përdorni të njëjtat pjata, gota dhe produktet higjienike.
Burimi:La Republica/Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje