Prej mbrëmjes së djeshme ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja ndaj Covid-19.
Akti mban firmën e kryeministrit Rama, ministrave Lleshaj e Manastirliu, ndërsa thekson se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë.
Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobiten me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.
“Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundërvajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundërvajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”, thuhet në vendimin e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




