Dosje

Mashtruesi zbulohet nga gjobat e papaguara/ E kërkoi dhe e zbuloi nga rrjetet sociale

Nga Gazeta ‘Si’- Nuk bënte jetë virtuale . As Facebook. As Instagram. Dhe ndaj ata që mashtronte e kishin të vështirë ta gjenin dhe t’i zbulonin adresën si dhe një pikë kontakti.

 Një 33 vjeçar nga Tirana u fsheh për katër vjet me radhë duke ju shmangur një qytetari, të cilit i bleu makinën. Por nuk i shleu detyrimin.

Sipas burimeve të policisë që shqyrtuan kallzimin shtetasi E.N nuk ia doli mbanë të zhdukej plotësisht pasi u tradhëtua nga rrjetet sociale të të afërmëve.

Telashet me drejtësinë 33 vjeçarit iu hapën nga denoncimi i pronarit , shtetasi G. M që u paraqit në komisariatin numër pesë dhe kërkoi gjetjen e mashtruesit. Megjithatë policia shton se edhe pronari i makinës nuk ishte treguar shumë i sinqertë me blerësin, pasi automjeti kishte mbi një milionë lekë të vjetra gjoba dhe detyrime të papaguara, për të cilat shoferi i ri pretendon se i mësoi teksa po udhëtonte.

“Mjeti që kisha në pronësi me targa aa ..b , i markës Audi kishte timon në krahun e djathtë. Mjetin ma bleu E.N që ramë dakord se do ta blinte për 2200 euro. Por më vështirësi të madhe mezi i mora 700 euro. Ky shtetas e ka marrë makinën time dhe është larguar duke ndërprerë çdo komunikim me mua.”

Sipas policisë kallzuesi u vu në kërkim të mashtruesit por pa asnjë shpresë, pasi ai nuk kishte rrjete sociale. Megjithatë gjatë hetimit ai zbuloi se makina ishte në një qytet tjetër. Pasi ka zbuluar identitetin e gruas dhe të të afërmve të tjerë të mashtruesit, pronari i makinës ka nisur komunikimin me ta.

“Kontaktova me ta përmes rrjetit sociale dhe përmes tyre me E.N , që të më likuidonte shumën e plotë. Megjithatë një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Dua të deklaroj se dokumentat e mjetit janë në kroskot dhe se marrëveshja me qytetarin ishte verbale “ shprehet më tej i dëmtuari.

Policia pranon se pasi ka administruar denoncimin e qytetarit të mashtruar, në fillim kreu shpalljen në kërkim të makinës deri ditën që policia e një qyteti tjetër e njoftoi komisariatin në fjalë për zbulimin.

“Me një shkresë të policisë së Korçës u vumë në dijeni se makina me targa AA.. B si dhe dokumentacioni ishin bllokuar.”

 Por sidoqoftë automjeti ishte sekuestruar nga autoritetet për një arsye tjetër.

“Makina sipas praktikës iu gjet nën përdorim një personi të tretë dhe nga kqyrjet rezultoi se kishte masa administrative të palikujduara” .

Nga materialet që ju treguan Gazetasi.al thuhet se edhe shtetasi i tretë ishte mashtruar nga E.N.

“Ma shiti makinën nga një person dhe nuk kisha probleme deri ditën kur mora një gjobë për mos vendosje rripi. Kur dola para komisionit më thanë se makina kishte probleme dhe ishte shpallur në kërkim dhe për këtë arsye më shoqëruan në komisariat.”

 I riu pranon se shkëmbimi i makinës u krye verbalisht dhe se nga dita në ditë do kryenin konratën, por që e kishin neglizhuar.

“E mora makinën në formën e një borxhi. I dhashë para dhe më la makinën peng. Kur I kërkova borxhin, ai më tha se mund të blinte makinën edhe për 1600 euro të tjera. Kur pashë dokumentat me një emër tjetër u përpoqa të flas me pronarin dhe ai më kërkoi ta takoja dhe të bënim kontratën pasi letrat ishin në emër të tij.”

 Policia bën me dije se kur pyeti të dyshuarin ai u justifikua : “Do t’i paguaja të gjitha detyrimet por rrugës zbulova se mjeti kishte gjoba dhe detyrime të papaguara. E vura në dijeni pronarin dhe e lashë makinën tek një shok , pasi nuk kisha ndërmend të blija pasi kishte shumë gjoba dhe shumë detyrime.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë