Ka ndodhur

Mashtroi përmes postës private dhe përvetësoi 3 mln euro, arrestohet pronarja në Korçë

Mashtronte përmes një poste duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, arrestohet pronarja në Korçë.

Policia bën me dije se shtetasja A. B, nga Korça, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, A.B. nuk ua dorëzonte këto pagesa bizneseve duke i mashtruar.

Hetimi ka filluar pak muaj më parë, pas denoncimeve të bëra nga disa biznese, ndërkohë që nuk dihen ende shifrat që ajo ka përfituar duke përdorur mekanizma të ndryshme mashtrimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë