Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka publikuar pamjet e Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.
I moshuari jetonte vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Ka qenë familja që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Pas mungesës së përgjigjes, familjarët kanë njoftuar policinë.
Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar,Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.