Media Galeri

Martaneshi feston “Ballem Sulltanin”

Qindra besimtarë bektashinj u mblodhën në vendin e quajtur Ballëm Sulltan në Martanesh, në pelegrinazhin e përvitshëm botëror.

Me mijëra persona morën pjesë në pelegrinazhin, që mbahet në këtë zonë çdo 29 qershor.

Pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla, Kryegjyshi Botëror të Bektashinjve Baba Mondi, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, dhe shumë besimtarë të tjerë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Baba Mondi uroi besimtarët për këtë ditë të madhe, duke u lutur për sa më shumë begati, mirësi e shëndet për të të gjithë kombin shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë