Lajme

Marku thërret mbledhjen e prokurorëve për anëtarët e KLP-së

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka thirrur mbledhjen e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së.

Kjo lëvizje e Arta Markut vjen pasi sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar Prokurorisë listën e plotë të prokurorëve që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut.

Për këtë arsye, Kryeprokurorja Marku ka caktuar datën 11 dhjetor për të thirrur Mbledhja e Përgjithshme të Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve Prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë