Gazeta Si – Mark Carney, ekonomist 59-vjeçar, ish-guvernator i Bankës Qendrore Kanadeze dhe Britanike dhe i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për klimën, ka shpallur kandidaturën e tij si lider i Partisë Liberale Kanadeze, që si rrjedhojë do t’i hapë rrugën për të qenë kryeministër.
Kandidatura e Carney ishte spekuluar gjerësisht, pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij si lider i liberalëve dhe si kryeministër më 6 janar, duke e bërë të nevojshme zëvendësimin e tij.
Liberalët do të votojnë për liderin e tyre të ri më 9 mars dhe fituesi do të bëhet kryeministër (pasi Partia Liberale është mazhorancë) nëse konfirmohet me një votëbesim në parlament, rezultati i të cilit, megjithatë, nuk është aspak i sigurt.
Nuk përjashtohet kësisoj mundësia që vendi amerikano-verior duhet të shkojë në zgjedhje më herët se afati natyror i tetorit.
Partia Konservatore kishte shprehur tashmë një qëndrim shumë të qartë për kandidaturën e mundshme të Carney-t përmes sloganit “Ashtu si Justin” (duke nënvizuar atë, që ata e konsiderojnë një afërsi të tepruar me qëndrimet e ish-kryeministrit, aktualisht jopopullore).
Carney në fakt ishte folur për një pasardhës të mundshëm të Freeland në Ministrinë e Financave.
Në shpalljen e kandidaturës së tij, ai tha: “Po e bëj, sepse Kanadaja është vendi më i mirë në botë, por mund të jetë edhe më mirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.