Sport

Maria Sharapova tërhiqet nga tenisi

Me një vendim të papritur, Maria Sharapova i ka dhënë fund karrierës si teniste në moshën 32-vjeçare. Ish-numri një i botës dhe 5 herë fituese e turneve “Grand Slam”, e bëri të ditur lajmin të me anë të një postimi në profilin e vet zyrtar në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/B9CBIXtJ1eP/?utm_source=ig_embed

“Si arrij të lë pas krahëve të vetmen jetë që kam njohur? Si do të largohem nga fushat e lojës në të cilën jam stërvitur që kur isha fëmijë? Të largohem nga loja që dashuroj, që më ka sjellë dhimbje dhe gëzime të jashtëzakonshme? Të largohem nga një sport në të cilin kam gjetur familjen time, larg tifozëve që më ndjekin gjithnjë? E di këtë gjë, ndaj ju lutem më falni për këtë vendim. Tenis, po të them përfundimisht lamtumirë”, shkruan Maria Sharapova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë