Pas fjalës së deputetes Olta Xhaçka në Kuvend, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo është pjesë e regjisë që drejton mazhoranca.
“Më vjen keq që ne gratë bëhemi mish për top për burrat, por ‘karma is bitch’ Olta. Sot pas 34 vitesh gjendemi akoma në një regjim hibrid gjysmë demokratike. Nga një vend hibrid po shkojmë drejt një vendi autoritar. Drejtësia funksionon me regji dhe Olta Xhaçka është pjesë e regjisë.
I duhet mazhorancës ushqim për opinion publik që të largohet vëmendja nga inceneratorët, fondet e IPARD…”, tha ndër të tjera Kryemadhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.