Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama tha se mandati i fortë që i dhanë shqiptarët është një detyrim dhe motivim më shumë që të realizohen ëndrrat historike të shqiptarëve për të çuar Shqipërinë në BE.
Ai premtoi se mandati i katërt i qeverisë socialiste do siguronte mbylljen e negociatave më 2027 dhe vendosjen e Shqipërisë në dhomën e anëtarëve të BE-së, por njëkohësisht edhe projekte, nga hekurudha, aeroporte e rritje pagash.
“Do e rrisim prodhimin kombëtar në 35 mld euro, të ardhurat për frymë deri në 15 mijë euro, pagën deri në 1200 euro. Ky është mandat ku do jemi pranë pensionistëve, që ta ngremë pensionin në 200 euro minimale, pagën minimale nga janari 2026 të paktën 500 euro”, tha Rama, duke shtuar se gjithashtu do jetë mandate i investimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë ushtarake, ushqimore, nivel sigurie, rrugë kombëtare, shkolla të siguruara me kamera inteligjente.
“Do jetë mandat për korridorin blu dhe korridorin 8, portin e madh tregtar të Durrësit, 4 aeroporte dhe hekurudhat në kantier”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.