Manchester City e nis aty ku e mbylli sezonin e shkuar, duke fituar trofe. Skuadra e Pep Guardiolës ka mundur pastër 2-0 Chelsean e Mauricio Sarrit në finalen e Superkupës së Anglisë.
Trofeu i parë sezonal në ishullin britanik nuk ka pasur shumë histori dhe blutë e nga Mançesteri kanë dalë triumfator duke dominuar. Ishte Sergio Aguerro që zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh kampionët e Anglisë që në minutën e 13’. “El Kun” shënoi shumë shpejt dhe që nga ai moment, Manchester City mori në kontroll ndeshjen.
Skuadra e Sarrit dukej shumë e zymtë në lojën e saj dhe nuk ia arriti në asnjë moment në pjesën e parë që të rrezikonte portën e Ederson Moraesh.
Edhe në pjesën e dytë vijon e njëjta simfoni, City që kontrollon ndeshjen dhe Chelsea që është e pafuqishme që të kundërpërgjigjet. Në minutën e 58’ Sergio Aguerro do të gjente golin e dytë personal dhe çon shifrat në 2-0, rezultat me të cilën do të mbyllej e gjithë ndeshja. Argjentinasi, Aguerro tashmë shkon në kuotën e 201 golave me Manchester City, duke hyrë në historinë e këtij klubi.
Sakaq për Chelsea e Maruzio Sarrit duhet ende shumë punë që të kap ritmin e skuadrave të tjera të Premier League, që vitin e shkuar ishin në krye të kampionatit anglez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




