Futboll

Mançester Siti, ekipi kampion me më shumë të ardhura për sezonin e fundit

Nga Gazeta Si – Mançester Siti është ekipi kampion kombëtar me më shumë të ardhura, me 826 milionë euro. Por, duke e zgjeruar rrezen europiane, në krye të këtij klasifkimi është Real Madrid (jo kampion), që me 830 milionë euro të ardhura konfirmohet si lideri global i futbollit botëror.

Napoli është ekipi që ka regjistruar rritjen më të madhe të të ardhurave në përqindje vit pas viti (+79%), falë sezonit më të mirë në historinë e tij. Janë këto disa konkluzione të edicionit të 8-të të ’European Champions Report’, publikimi vjetor i ‘Football Benchmark’ dedikuar kampionëve kombëtarë të 8 ligave më të rëndësishme të Europës për sezonin 2022/23.

Studimi përpunon dhe krahason disa nga treguesit më të rëndësishëm në lidhje me performancat e klubeve dhe të ardhmen e tyre. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë vit studimi është zgjeruar, duke ofruar krahasime mes 8 kampionëve dhe homologëve të tyre në çdo vend.

“Sezoni 2022-23, – shpjegon Andrea Sartori, themelues dhe Ceo i ‘Football Benchmark’ – shënon një rritje të konsiderueshme të të ardhurave operative për të gjithë kampionët, duke dhënë sinjale pozitive për një rikthim të plotë në normalitet pas panmdemisë.

Të ardhurat nga stadiumet, që u kushtëzuan ndjeshëm nga pandemia sezonet paraardhëse, kanë kontribuuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e situatës financiare, me 8 kampionët që regjistruan të ardhura nga stadiumet më shumë se 660 milionë euro (17% e totalit të të ardhurave të sezonit 2022-23, në krahasim me 12% të regjistruara nga kampionët e 2021-22)”.

Për kampionët e Italisë, Sartori u shpreh: “Napoli ka regjistruar të ardhura rekord me 275,1 milionë euro (+79% në krahasim me një vit më parë), falë titullit dhe kalimit deri në çerekfinale të Championsit për herë të parë në histori, edhe pse mbetet larg ‘top club’-ve europiane dhe Juventusit (434,5 milionë euro).

Presidenti ka bërë një kryevepër, duke arritur rezultate shumë të mira, me një kontroll shumë të mirë shpenzimesh. Falë shitjes së Insinje, Mertens dhe Kulibali kostot janë reduktuar në 15%”.

Barcelona ka rritjen e saj më të madhe të kostove të personelit (+39%), duke shkuar 639 milionë. PSG ka redukrtuar pagat me 13%, në kupotën 634, duke përmirësuar raportin pagë-të ardhura nga 109% në 79%, një reduktim i nevojshmë edhe për futjen e ‘Squad Cost Ratio’ të parashikuar nga rregullorja e re e UEFA-s në lidhje me qendrueshmërinë financiare.

Kampionët francezë kanë humbjen më të madhe kontabël mes kampionëve në fuqi (-110 milionë euro) për të dytin sezon radhazi. Gallatasaraj është kampioni tjetër kombëtar që e mbyll bilancin me shumë humbje (-49 milionë euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë