Shendet

Manastirliu: Po rishikojmë afatin e marrjes së dozës së tretë dhe izolimin e të prekurve me Omicron

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë deklaroi lidhur më pandeminë e Covid-19 në vendin tonë  se po rishikohet afati i marrjes së dozës së tretë të vaksinës

“Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron”, deklaroi ministrja.

Manastirliu theksoi se  98% e rasteve janë me të prekur me Omicron dhe ekspertët nuk e kanë parë të arsyeshme heqjen e masave.

Sipas saj është ende herët për të shpallur fitoren. Ministrja shtoi se vendet e tjera po bëjnë një vlerësim epidemiologjik të situatës.

“Situata  tek ne po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Situata në spitale është e qëndrueshme, por ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër’, u shpreh ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë