Lajme

Manastirliu: Padi në gjykatë ndaj Urdhrit të Stomatologëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se çmimet e reja të përcaktuara nga Urdhri i Stomatologëve për shërbimet dentare nuk do të aplikohen për qytetarët.

“Urdhri i Stomatologut s’e ka këtë kompetencë. Nuk do të ketë asnjë aplikim të një vendimi që është në tejkalim të kompetencave”, deklaroi ajo para gazetarëve.

Manastirliu thotë se vetë Ministria e Shëndetësisë e ka kundërshtuar këtë vendim përmes përfaqësuesit të saj tek Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologëve, ndërsa shtoi se tarifat e reja janë paditur në gjykatë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/234555050756902/?notif_id=1548420267124820&notif_t=live_video

“Ministria e ka kundërshtuar vendimin, që është i pazbatueshëm sepse tejkalon kompetencat që u njeh ligji urdhrit të stomatologut. Kemi çuar në gjykatë një kërkesë-padi për anulimin e këtyre tarifave. Nuk është në kompetencë të urdhrit nxjerrja e këtyre tarifave”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

Urdhri i Stomatologut nxorri disa ditë më parë listën e çmimeve të referencës. Çmimet e përcaktuara janë dysheme dhe variojnë nga 500 lekë për një vizitë dentare, 3000 lekë për pastrim gurëzash, 4000 lekë për një mbushje të gradës së dytë, deri në 70 mijë lekë për një implant.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë