Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social Ogerta Manastirliu dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të paketës së pestë të mbështetjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë.
“Me strategjinë e përballimit të epidemisë gjatë periudhës vjeshtë-dimër , fuqizojmë strukturat spitalore, jo vetëm për 4 strukturat COVID që kanë një kapacitet rreth 500 shtretërish të dedikuar por edhe në vijim të të gjithë projeksioneve që ekspertët tanë na kanë vënë në dispozicion për t’iu përgjigjur edhe flukseve në rritje, do të dyfishojmë kapacitetet me shtretër, duke përfshirë edhe spitalet rajonale,” deklaroi Ministrja Ogerta Manastirliu.
Më tej Manastirliu tha se në kuadër të planit vjeshtë-dimër po investohet edhe për rregullimim e spitaleve rajonale.
Ministrja Manastriliu tha se shumë shpejt do të bëhet e ditur rritja e konsiderueshme e pagave për mjekët dhe infermierët.
“E kemi marrë vendimin për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe shumë shpejt siç Kryeministri e ka thënë do të bëjmë të ditur këtë rritje sinjifikative të pagave për personelin mjekësor dhe infermieror. Ndërkohë do të vijojë mbështetja me bonusin special për të gjithë ata punonjës shëndetësie, të cilët janë në vijën e parë të betejës me Covid19”, tha ajo.
Ndërsa Amasadori Soreca është shprehur se BE do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë me qëllim përballimin e situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
“Kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi përshtatur edhe programin tonë në vazhdimësi duke bërë të mundur edhe 10 milion euro të cilat do të vihen në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar të gjitha ato aspekte që janë më të rëndësishme në luftën kundër Covid19,deklaroi Soreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




