Shendet

Manastirliu: 80% e administratës dhe 70% e punonjësve në shërbime janë të vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga pika e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’, deklaroi se deri tani rezulton se rreth 80% e punonjësve të administratës (500 institucione shtetërore) janë të vaksinuar ndaj COVID-19.


Ministrja shtoi se gjithashtu edhe në supermarket apo në qendra tregtare rezultojnë rreth 70% e punonjësve të vaksinuar nga 120 struktura supermarketesh, qendrash tregtare dhe struktura shërbimesh në tërësi.
Më tej ajo tha se të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri të plotë për çdo skenar që mund të krijohet nga rritja e rasteve të qytetarëve të infektuar me COVID-19 dhe theksoi se qytetarët duhet të zbatojnë rreptësishtë masat dhe të marrin dozat përforcuese të vaksinave.


“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke ndjekur në vazhdimësi situatën, duke e ndjekur në dinamikë atë, duke vlerësuar të gjithë indikatorët epidemiologjikë. Apeli është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi dhe sigurisht më pas duke vlerësuar në mënyrë dinamike situatën epidemiologjike do të rivlerësojmë padyshim nëse do të ketë nevojë edhe masat aktuale që kemi”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë