Gazeta Si – Një tjetër gol për të kofirmuar momentin e shkëlqyer që po kalon dhe për të rritur shanset për ftesën kuqezi. Rei Manaj shënoi edhe sot në Turqi, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në Kupë. Ky është goli i 12-të sezonal për futbollistin shqiptar, që ka rendimentin më të mirë të momentit nga sulmuesit tanë.

Sivaspori mundi sot 3-2 Keciorenuçu në Kupën e Turqisë. Manaj e nisi nga stoli dhe u fut në fushë si zëvendësues në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes. Ai shënoi me një gjuajtje nga jashtë zonës golin e 3-të dhe të kualifikimit për skuadrën e tij.
Forma aktuale e afron gjithmonë e më tepër Manajn me ftesën e Silvinos, i cili po e monitoron situatën me këtë lojtar. Mundësitë janë të mëdha që trajneri brazilian ta grumbullojë sulmuesin për miqësoret që do të zhvillohen para se Kombëtarja të shkojë në Gjermani 2024.
Gol düellosunda sıra Rey Manaj'ın 🚀 pic.twitter.com/c2CmQSi360
— De Marke Sports (@demarkesports) January 18, 2024
Nëse vazhdon me këtë ritëm, nuk do të ishte aspak surprizë që Rei Manaj të gjente një vend në listën përfundimtare të Silvinjos për Europianin e verës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




