Portofol

Malta parajsa e parë në botë që mbron Blockchain dhe kriptovalutat

Data 4 korrik 2018 shenjon një ditë historike për Maltën, pasi parlamenti maltez kaloi zyrtarisht 3 projektligje, duke vendosur krijimin e kuadrit të parë rregullator për blockchain, kriptovalutat dhe DLT (Distributed Ledger Technology).

Blockchain

Kjo ngjarje e bën Maltën vendin e parë në botë që ka një set zyrtar rregullash për operatorët që fuksionojnë në blockchain, kriptovaluta dhe në hapësirën DLT.

“Unë mendoj se teknologjia e blockchainit, DLT dhe kriptovalutave është aty ku inovacioni po ndodh tani dhe ne jemi shumë të gëzuar që Malta mund të ofrojë juridiksionin e parë në botë për të rregulluar këtë sektor. Ne jemi të entuziazmuar në lidhje me të ardhmen e këtij veprimi,”  është shprehur Joseph Muscat, kryeministri i Maltës.

Parlamenti Maltez ka votuar në mënyrë unanime tre projektligjet që do të rregullojnë funksionimin e Blockchainit, valutave virtuale dhe hapësirës DLT, të cilat janë projektuar për ta bërë Maltën një prej vendeve më të dëshiruara për të çelur dyqane në hapësirën e blockchain. Me kthimin e projektligjeve në ligje, Malta me siguri do të kthehet një nga pionerët e rinj në fushën e inovacionit ekonomik.

Malta: Ishulli i parë në botë i Blockchainit

Malta ka fituar reputacionin për të qenë “ishulli i parë në botë blockchain” si rezultat i inovacioneve në blockchain dhe hapësirën DLT.

Tani që Parlamenti maltez aprovoi propozimet ligjore me qëllim krijimin e kuadrit të parë rregullator për hapësirën DLT, më shumë operatorë blockchain  dhe të kriptovalutave, janë të sigurtë se do ta shikojnë Maltën si një mjedis të sigurt dhe mikpritës për të investuar.

“Ne po sigurojmë mjetet e nevojshme në mënyrë që kompanitë e sektorit të punojnë mirë,” tha Schembri.

Ligji i parë, i njohur si Akti i Autoritetit të Inovacionit Dixhital të Maltës, vendos Autoritetin e Inovacionit Dixhital të Maltës dhe çertifikon platformën DLT. Ky ligj do të fokusohet në rregullimet e brendshme qeverisëse dhe do të vendosë detyrat e përgjegjësitë e Autoritetit  për të çertifikuar platformat DLT për të siguruar kredibilitet dhe siguri ligjore ndaj përdoruesëve të platformës DLT.

Ligji i dytë, i njohur si Akti i Marrëveshjes dhe Shërbimeve Inovative të Teknologjisë, lidhet me rregullimet e DLT-së dhe çertifikimin  e platformës DLT. Ky projektligj lidhet me ngritjen e shkëmbimeve dhe kompanive të tjera që operojnë në tregun e kriptovalutave.

Dhe ligji i tretë, i njohur si Akti i Aseteve Financiare Virtuale, parashikon regjimin rregullator për ICO (oferta e parë publike), shkëmbimet e kriptovalutave, ofruesit e portofolit, etj

Parashikohet që kjo risi të shëndoshë ekonominë e vendit me krijimin e një tregu të ri ekonomik.

Zëvendës Ministri për Shërbimin Financiar, Ekonominë Dixhitale dhe Inovacionin, Silvio Schembri, nënvizoi se kalimi i tre projektligjeve vendosi një gur të rëndë në të cilin kompanitë do të mbështeteten për të operuar të mbrojtura nga sistemi.

 “Principet e larta të Bashkimit Europian (BE) janë reflektuar në ligjet tona. Ne i kemi bazuar këto ligje në tre principe bazike – integritetin e tregut, mbrojtjen e e konsumatorit dhe industrisë” shpjegoi Schembri. “Qëllimi fundor është të sjellë siguri ligjore në një treg që është i parregulluar.”

Çfarë po bën Malta ndryshe

Më në fund, Zug në Zvicër  (e cila është kthyer në “Luginë Kripto”), Liechtenstein dhe vende të tjera innovative në blockchain dhe hapësirën kripto, Malta ka një këndvështrim ndryshe, duke patur si qasje "teknologjinë të parën" në industrinë e përgjithshme.

Në një kohë kur shumë vende janë të shqetësuar për të fituar prej hapësirës kripto, zyrtarët maltezë janë të kujdesshëm duke vlerësuar teknologjinë të shpjeguar në fletë të bardha për operatorët e interesuar që do të vijnë në Maltë për të investuar.

Duke patur një perspektivë teknike të fort për blockchain, kriptovalutat dhehapësirën DLT i jep mundësinë Maltës për të siguruar fleksibilitet në lidhje me ligjet e reja që sapo kaluan. Ndërkohë që ligjet janë vërtet të fuqishme, qeveria po merr një qasje "parimore" dhe do të përshtasë ligjet bazuar në rolin gjithnjë në ndryshim të teknologjisë.

"Ne besojmë se kemi gjetur formulën e drejtë që do të na lejojë të veprojmë me një set rregullator solid për të mbrojtur konsumatorët, investitorët dhe që do të mundësojë më shumë transparencë dhe vizibilitet" tha Dr. Abdalla Kablan, ekspert fintechu dhe këshillues blockchaini e Inteligjencës Artificiale të Qeverisë së Maltës, që po ndihmon në organizimin e Samitit të Deltas në Maltë.

Sipas Kablan, mënyra se si Malta i është qasur kontekstit teknologjik është unik  në atë që po krijon një fromë rregullimi përmes çertifikimit në një sektor që është krejtësisht i parregulluar.

" Rregullimi do të bëhet pa penguar inovacionin, i cili është nxitësi kryesor për rritjen ekonomike. Mendoni për këtë si një rregullim i inxhinierëve nga ana e inxhinierëve. Megjithatë, nëse teknologjia DLT ka aplikacione financiare të ngritura ose të vendosura mbi të, atëherë këto veprime do të vendosen nën rregullatorin aktual financiar i cili ka nisur aktin e VFA për të qeverisur dhe rregulluar asetet financiare virtual." u shpreh Kablan./Forbes/ Përgatiti: S.Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë