4 doganierë dhe 5 tregtarë janë arrestuar në Rinas, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash (veshjesh).
“Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qendrore në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po në sajë të këtij operacioni u arrestuan edhe 4 doganierët:
Baftjar Kazia me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas (përgjegjës turni).
Theodhor Naçi, me punë doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik.
Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.
Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.
Policia thotë se tregtarët janë kapur sot në flagrancë në rrugën Rinas Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




