Jete & Stil

Mali i Zi shpall kampionin ‘e dembelizmit’

Zarko Pejanoviç është kampioni ‘i të mos bërit asgjë’ në Mal të Zi. Ai ka fituar çmimin e parë në garën se kush qëndron më gjatë shtrirë nën hijen e pemës duke mposhtur 8 garuesit e tjerë të kësaj gare.

“Ishte e thjesht dhe as që e bëra nxemjen”, tha kampioni i 12-të i garës së çuditshme në Mal të Zi. Pejanoviç qëndroi shtrirë për 60 orë dhe në këmbim fitoi çmimin e parë prej 350 eurosh.

Këtë vit morën pjesë nëntë garues, ndërkohë që rekordi i të qëndruarit shtrirë nën hijen e pemës është vendosur sezonin e kaluar me 117 orë nga Dubravka Aleksiç.

Pejanoviç e nisi garën bashkë me familjarët e tij. “Kemi ardhur këtu sepse në Podgoricë është shumë vapë dhe mezi kemi fjetur këto kohë. Këtu qënka freskët”, deklaronte para se të shtrihej për t’u shpallur më pas kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë