Menaxhim

Mali i Zi po përgatitet për ‘turistët energjetikë’ nga vendet e tjera të Europës

Sektori i turizmit në Mal të Zi mund të ketë fitime të papritura gjatë krizës energjike në Europë. Vendi po përgatitet për një ofertë që tërheq “turistët energjetikë”, të njohur si kategori e nomadëve digjitalë.

Turistët energjetikë janë qytetarë të Bashkimit Europian që planifikojnë të lëvizin drejt një vendi tjetër gjatë dimrit, sepse fatura e energjisë nuk është aq e shtrenjtë sa në vendin e tyre.

Ranko Jovović, kreu i Dhomës së Tregtisë në Mal të Zi, tha se çmimet e energjisë në BE janë rritur tepër dhe qytetarët po ikin për në Turqi dhe për të kaluar dimrin atje.

60 mijë njerëz priten të shkojnë nga Gjermania në Dubrovnik, Kroaci.

Dhoma e Tregtisë ka nisur një fushatë që promovon Malin e Zi si destinacion energjetik, ku mund të paguajnë më pak për çdo shpenzim.

Ministri i Turizmit, Goran Đurović tha se duhen përgatitur oferta që targetojnë nomadët dhe turistët britanikë dhe gjermanë. Këto oferta do të promovohen më vonë dhe në një ankand në Londër.

Pritshmëritë janë që turistët do të jenë njerëz të moshuar dhe familjet me fëmijë të vegjël.

E gjitha nisi në Britaninë e Madhe, ku zyrtarët propozuan që qytetarët të iknin dikur gjetkë gjatë dimrit, më pas në Gjermani, Francë dhe në vendet e tjera të Europës Perëndimore. /BalkanEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë