Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi konfirmuan 18 të vdekur në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit dhe 417 raste të reja të të infektuarve, që paraqet numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 80,191 raste me koronavirus. Prej tyre 1.085 pacientë kanë vdekur.
Mali i Zi vazhdoi të hënën në Podgoricë vaksinimin e qytetarëve mbi moshën 80 vjeçare me vaksinën ruse “Sputnjik”.
Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se “procesi i vaksinimit po bëhet me një vazhdimësi të rregullte dhe nëse mbetet kjo dinamikë e vaksinimit pritet që të mërkurën përmbyllet imunizimi i kësaj moshe të popullatës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.