Ministri i Turizmit Blendi Klosi e ka quajtur zonë turpi Malin e Tomorrit për atë që është kthyer tanimë nga shfrytëzimi që i është bërë pa kriter.
I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Territorit që kishte në fokus diskutimin dhe miratimin e “Vendimit për zgjerimin dhe mbrojtjen e zonës së “Parkut të Tomorrit”, Ministri Klosi deklaroi se do t’i jepet fund njëherë e mirë shfrytëzimit pa kriter të kësaj pasurie kombëtare dhe qeveria do të vijojë me konsultime dhe debate në të gjithë vendin, për të ngulitur tek qytetarët dobinë që kanë zonat e mbrojtura.
Ai hodhi akuza ndaj qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij mori vendime të ashpra dhe që ishin në dëm të “Parkut Kombëtar të Tmorrit”.
“Guroret e kanë shndërruar atë në një zonë turpi. Vendimi i bllokimit të aktivitetit nga qeveria në 2018, u rrëzua me një vendimi absurd nga Gjykata Administrative e Tiranës. Mali i Tomorrit sot është një mal që duhet mbrojtur.Kemi realizuar një diskutim me ekspertë të fushës. Garantojmë se kjo katrahurë nuk do të vijojë më në Malin e Tomorrit. Ne do të vijojmë të kryejmë diskutime me të njëjtën procedurë në të gjithë vendin tonë, ndërsa do theksojmë rëndësinë se pse zonat e mbrojtura duhet të jenë të tilla. Mali i Tomorrit është një atraksion turistik dhe është një turp për administratën shqiptare qe lejon të vijojë shkatërrimi i këtij ambienti”-u shpreh ministri Klosi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




