Media Galeri

Malala, shënjestra e talibanëve, për herë të parë në kopertinën e “Vogue”

Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze, shënjestra e talibanëve që kur ajo ishte adoleshente për shkak të angazhimit të saj në fushatën për edukimin e vajzave, një histori guximi dhe vendosmërie që i dha asaj çmimin Nobel për Paqen në moshën 17 vjeç, do të shfaqet për herë të parë në kopertinën e Vogue të Britanisë së Madhe për muajin korrik.

Revista e modës ka zgjedhur t’i kushtojë një artikull të tërë Malala, tani 23 vjeç, e cila në një intervistë të hollësishme ka folur për besimin e saj, aktivizmin në Tëitter dhe bashkëpunim i ri me Apple TV + si dhe për lidhjen dhe miqësinë me aktivistë të tjerë të rinj, të tillë si ambientalistja Greta Thunberg dhe amerikania Emma Gonzalez.

“Unë e di forcën që një grua e re mbart në zemrën e saj”, shpjegoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë