Një person është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas.
Shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin A.M., rreth 21 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të shumta.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




