Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 15:50 në dalje të qytetit të Elbasanit. Një makinë tip Mercedes Benz, teksa ishte në ecje, ka marrë zjarr në mënyrë të papritur.
Në makinë ndodhej si shofer, pronari i mjetit, Mikel M., banor i Elbasanit bashkëshortja dhe fëmija i mitur.
Gjithçka ndodhi teksa makina po përshkonte aksin nacional rrugor që lidh Elbasanin me qytetin e Cërrikut.
Në vendngjarje mbërritën forca policore dhe nga reparti zjarrfikës. Hetimet e para tregojnë se mjeti ka qenë në lëvizje, kur për motive ende të paqarta është përfshirë nga flakët.
Fillimisht, ndihma e parë familjes i është dhënë nga kalimtarët dhe banorët pranë vendit të ngjarjes, që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fëmijën e tyre. Për shkak të flakëve ata kanë pësuar dëmtime fare të lehta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




