Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në fund të 2025-s, të paktën 1% e karburantit të përdorur në transport duhet të jetë bio.
Kështu parashikon një draft i publikuar nga qeveria, ku synon përhapjen e përdorimit të lëndëve jofosile, pra bio me origjinë bimore apo shtazore ose dhe energji elektrike. Nga viti 2026 deri në vitin 2030, objektivi do të rritet gradualisht me 1% në vit, me synimin që në vitin 2030 të jetë jo më pak se 7%. Projektligji që është direktivë e BE-së dhe është dërguar në Kuvend, ka për qëllim të nxisë politikën e përdorimit të biomasave me origjinë të ndryshme për të garantuar mbrojtjen e mjedisit.
Për këtë, qeveria do të miratojë licenca për prodhuesit dhe tregtarët e karburanteve, duke i shtuar edhe lëndët e biomasës. Kompanitë mund të pajisjen me licencë prodhimi, tregtimi dhe përzierje, ku kryhet përzierja e lëndëve me bio me ato të djegshme.
Drafti përcakton se subjektet që do të pajisen me licencë duhet të operojnë si SH.A. Ata mund ta tregtojnë lëndën tek pikat e pakicës, kompanitë e mëdha ose ta eksportojnë.
Në çdo pikë shitje, subjektet janë të detyruar të reklamojnë llojin e lëndës sipas përzierjes, standardit dhe përqindjen.
Të gjitha fazat e prodhimit, përzierjes apo tregtimit të lëndës, monitorohen nga Inspektoriati Shtetëror përgjegjës.
Projektligji parashikon edhe lehtësim fiskal për kompanitë, me qëllim rritjen e përdorimit dhe konkurrimin me çmimin, por që do të miratohen më vonë në ligjet për taksat,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.