Gazeta Si – Dy punonjës të policisë së Tiranës përfunduan në spital mëngjesin e kësaj të premteje, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, te ura e Shkozës.
Sipas policisë, punonjësi i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




