Histori

Majmuni i zbutur: A ishin njerëzit të parët kafshë që u zbutën?

Colin Barras/New Scientist -Në fillim erdhi qeni, i ndjekur nga delet dhe dhitë. Portat e përmbytjes u hapën: derra, lopë, mace, kuaj dhe një shumëllojshmëri  zogjsh dhe kafshësh të tjerë u derdhën.

Në 30 mijë vitet e fundit, njerëzit kanë zbutur të gjitha llojet e specieve për ushqim, gjueti, transport, material, për të kontrolluar bishat e për t’i mbajtur si kafshë shtëpiake. Por në një farë mënyre, përpara se të zbutnim ndonjë prej tyre, na u desh së pari të zbutnim veten.

E nxitur nga Darvini e madje edhe nga Aristoteli, ideja e zbutjes së njeriut ka qenë qysh prej atëherë një  ide. Tani, për të parën herë, krahasime gjenetike mes nesh dhe neandertalëve sugjerojnë se ne mund të kemi qenë këlyshët e qenit për ujqit e tyre të egër. Jo vetëm që kjo mund të shpjegojë disa nga misteret e hershëm – përfshi këtu edhe pse trutë tanë janë çuditshëm më të vegjël se ata të paraardhësve tanë të Epokës së Gurit – disa thonë se është e vetmja mënyrë për të pasur kuptim në një farë pike evolucioni njerëzor.

Një vështrim kryesor në atë çka ndodh kur bishat e egra u zbutën vjen nga një eksperiment i famshëm që nisi më 1959-ën, në Siberinë sovjetike. Atje. Dmitry Belyaev mori disa dhelpra të egra nga një fermë gëzofi estoneze dhe i çiftoi. Në çdo pjellë të re, ai zgjidhi kafshët më bashkëpunuese dhe i inkurajoi të çiftoheshin. Gradualisht, dhelprat nisën të silleshin gjithnjë e më shumë si kafshë shtëpiake. Por nuk ndryshoi vetëm sjellja e tyre. Dhelprat më të zbutura gjithashtu dukeshin ndryshe. Brenda 10 brezash, nisën të shfaqeshin në gëzofin e tyre njolla të bardha. Disa breza më vonë, veshët e tyre u bënë më kthyer. Kafkat e meshkujve u zvogëluan dhe nisën të dukeshin më shumë si ato të femrave…

Si po rishkruhet historia e origjinës njerëzore

Kush mendon se je? Një njeri modern, që e ka prejardhjen nga një linjë e gjatë homosapienësh? Një kushëri i largët i atyre që kërkojnë aventura dhe marshuan në djep të njerëzimit, në Afrikë, 60 mijë vjet të shkuaq. Besoni se truri i njeriut është bërë më i madh për miliona vjet, duke kulmuar në makinën e jashtëzakonshme mes veshëve tuaj?

Mendoni sërish, sepse në 15 vitet e fundit, pothuajse çdo pjesë e historisë sonë, çdo hamendje  se kush janë paraardhësit tanë dhe nga kemi ardhur, është vënë në pikëpyetje. Këndvështrime të reja kanë disa implikime sesa kohë kemi ecur në tokë dhe se kush jemi në të vërtetë.

Njëherë e një kohë, historia e njeriut dukej se ecte drejt. Niste afro 5.5 deri në 6.5 milionë vjet më parë, diku në pyjet e Afrikës lindore, me një majmun të ngjashëm si shimpanze. Disa prej pasardhësve të saj mund të i shin evoluar në majmunë modernë dhe bonobo. Të tjerët mbetën në pyll për botën e egër. Mësuan të ecin me dy këmbë dhe duke bërë këtë, nisën linjën e tyre njerëzore.

Afro 4 milionë vjet më parë, majmuni dy këmbësh i dha  jetë një grupi të suksesshëm por primitiv të australopitëve, që mendoheshin se ishin paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë. Më e famshmja prej tyre, e quajtur Lucy, u zbulua në mes viteve ’70 dhe i u dha statusi i stër-stërgjyshes. Rreth 2 milionë vjet të shkuar disa  nga pasardhësit e saj, nisën të kenë tru më ë mëdhenj dhe këmbë më të gjata për t’u bërë speciet “e vërtetë” njerëzorë. Homo erectus përdori këmbët e tij të gjata për të ikur nga Afrika.

Imagjinoni se po vizitoni një vend turistik në ndonjë qytet të njohur. Ka njerëz nga çdo vend – një familje nigeriane, një çift kinez, një festë shkolle gjermane dhe shumë të tjerë. Të gjithë ngjajnë ndryshëm nga njëri-tjetri, gjë që nuk habit duke pasur parasysh se paraardhësit e tyre kanë jetuar në pjesë të largëta të botës për breza. E megjithatë, kushdo që jeton sot mund të gjurmojë origjinën e tij në Afrikë, pra do ketë pasur një kohë kur këto ndryshime fizike e nuk ekzistonin,  apo jo? Në fakt jo.

Në fakt,  nëse do udhëtoni pas në kohë, në fillimet e species sonë dhe të zgjidhnit një grup të zakonshëm njerëzisht, ata nuk do të dukeshin fare si ata që jetojnë në Afrikë apo diku tjetër. Për më tepër ata mund të tregonin variacion të jashtëzakonshëm fizik –duke ia tejkaluar skajshëm popullsisë moderne njerëzore. Homo sapiensi është më homogjen sot sesa kanë qenë paraardhësit tanë.

Është enigmë e vërtetë. Nuk përputhet me idenë e mbajtur prej kohës se kemi dalë nga një popullsi e vetme në një qoshe të Afrikës Lindore. Në fakt provat e reja nga fosilet, mbetet arkeologjike dhe analizat gjenetike tregojnë një drejtim të r i . Kërkuesit e rij, po përpiqen të punojnë në domethënien e kësaj: pse paraardhësit afrikanë ishin fizikisht aq të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe sesi speciet tona humbën varietetin e madh që patën dikur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë