Danezi fitoi etapën e dytë në 3 të parat në një sprint të jashtëzakonshëm me Corbin Strong që vlejti për rimarrjen e Bluzës Rozë. Sot në mbrëmje “Giro” përshëndet Shqipërinë dhe kthehet në Itali. Nesër është dita e parë e pushimit për tu rinisur të martën me etapën e katërt. Ashtu si etapa e parë edhe e treta ishte 160 km e gjatë ndërsa u ngjit 2800 metra mbi nivelin e detit. Pas suksesit në sprintin e etapës së hapjes, danezi u imponua edhe Vlorë, etapën që mbylli “Grande Partenza-n”.

Kampioni i Botës në vitin 2019 dominoi fluturimin e një grupi kompakt duke lënë pas Strong, Aular, Zambanini dhe Oldani. Falë 10″ bonifikim ai rimerr Bluzën Rozë (që u mbajt nga Roglic pas kronometrit individual). Etapa e parë në Itali është Alberobello (Pietramadre)-Lecce, 189 kilometra pa asnjë vështirësi. Ajo do të përfundojë me cirkuitin final prej 12 km në Lecce. Pritet sërish një mbyllje në sprint nga Pedersen për tu rikonfirmuar në klasifikimin e përgjithshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.