Media Galeri

Madhështia e luanit të bardhë në fotografi

Simon Needham është një fotograf i botës së egër dhe gjithë karrierën e tij ja ka kushtuar më së shumti luanëve të bardhë, për t’i treguar botës bukurinë e këtij mutacioni të rrallë të ngjyrave të luanit.
“Unë kam qenë shumë afër luanëve deri në pikën ku, edhe pse isha teknikisht i sigurt, ishte akoma shumë e frikshme”, tha Simon.
Gjithsesi, ai mendon se ia vlen barra qeranë kur shikon se ka bërë fotografitë e duhura që tregojnë bukurinë e luanit të bardhë.
“Një luan është gati 8 herë më i fortë se një burrë dhe thjesht duke qenë në praninë e një luani, unë mund të ndiej fuqinë që ata kanë.” thotë Simon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë