Media Galeri

Maçoku Akil parashikon saktë ndeshjen hapëse Itali-Turqi

Italia mundi Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020, ashtu siç kishte parashikuar maçoku Akil. Ai jeton në muzeun “Ermitage” të Shën Pietërburgut dhe para ndeshjes parashikoi fitoren e “axurrëve” në “Olimpico”.

“Përfundimi i ndeshjes është parashikuar, do të fitojnë italianët”, – ka thënë prezantuesi në ceremoninë e zhvilluar në Shën Pietërburg. Përpara Akilit u vendosën dy pjata të vogla me ushqim, njëra me flamurin e Turqisë dhe tjetra me atë të Italisë. Maçoku zgjodhi atë me flamurin trengjyrësh.

Akili, maçoku më i famshëm në botë. Gazeta Si, 12 qershor 2021

Akili është bërë i famshëm gjatë Kupës së Konferederatëve në 2017-ën dhe më pas në Botërorin e Rusisë në 2018-ën, duke parashikuar me korrektësi skuadrat fituese të 4 ndeshjeve të para të kompeticionit. Tani e ka radhën Euro 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë