Sport

Lyles dhe Bol mes kampionëve të kurorëzuar në Zyrih

Nga Gazeta Si – Noah Lyles fitoi titullin e 6 “Diamond League” në finalet e Zyrih-ut, ndërsa Karsten Warholm, Femke Bol, Cordell Tinch dhe Salwa Eid Naser vendosën rekorde të mitingut.

Lyles e ndali kohën në 19”74 në fitoren ndaj Kampionit Olimpik, Letsile Tebogo në garën e 200 metrave për meshkuj.

Ai u bë atleti më i suksesshëm në “Diamond League” dhe i duhet një titull tjetër për rekordin e të gjitha kohërave.

Ylli holandez i garave me pengesa, Bol vendosi rekord të ri në garën e 400 metrave me pengesa duke ruajtur titullin prej vitit 2020.

Këtë herë Kampionia e botës fitoi me kohën 52”18 në fitoren e 30 rradhazi në “Diamond League”.

Në të njëjtën garë, për meshkuj, Warholm mbrojti titullin botëror me rekordin e mitingut 46”70 në të tretin “Diamond Trophy” prej vitit 2019.

Një kohë e thyer vetëm nga Warholm, Rai Benjamin dhe Alison dos Santos.

Ndërsa vjen pas asaj që Warholm vendosi në Silesia, 46”28. Në garën e 110 metrave me pengesa, amerikani Cordell Tinch barazoi rekordin e mitingut të vendosur në vitin 1989.

Ai e mbylli sezonin në “Diamond League” me fitoren dhe kohën 12”92 (0.3m/s) – performance e dytë më e shpejtë në karrierën e tij pas asaj 12”87 vendosur në Shaoxing/Keqiao.

Gjermani Julian Weber fitoi titullin e parë “Diamond League” në hedhjen e shtizës me distancën 91.51 metra, pothujse gjysmë metri më i gjatë se rekordi personal 91.06 metra që ai vendosi në Doha.

Noah vs. Lyles në Zyrih

Salwa Eid Naser nga Bahreini fitoi garë e 400 metrve me kohën 48”70 për titullin e 3 në “Diamond League” prej vitit 2019.

Kampionia Olimpike, Julien Alfred fitoi garën e 100 metrave për femra me kohën 10”76 (0.3m/s).

Ndërsa gara e 100 metrave me pengesa u fitua nga xhamajkania Ackera Nugent që barazoi rekordin personal në 12”30 (-0.6m/s).

E para që arriti një sukses të tillë prej Danielle Williams në vitin 2019. Brittany Brown rifitoi titullin në 200 metra me kohën 22”13 (-0.4m/s).

Amerikani Jacory Patterson dominoi garën e 400 metrave për titullin e parë në “Diamond League” me kohën 43”85.

Një tjetër atlet nga Shtetet e Bashkuara fitoi garën e 100 metrave për meshkuj.

Christian Coleman la pas Akani Simbine dhe Ackeem Blake me kohën 9.97 (-0.4m/s).

Zvicerani Audrey Werro fitoi garën e 800 metrave me kohën 1’55”91. Keniania (kampione Olimpike), Faith Cherotich nuk zhgënjeu në statusin e favoritit të 3000 metrave me pengesa.

Ajo fitoi titullin e dytë rradhazi në “Diamond League” me kohën 8’57”24. Vetëm 0.03” ndanë dy vendet e para në garën e 1500 metrave.

Nelly Chepchirchir mundi vetëm në fund Jessica Hull – 3’56”99 ndaj 3’57”02.

Elina Xhengo në Zyrih

Gara e 3000 metrave për femra ishte një fitore taktike nga etiopiania Fantaye Belayneh me kohën 8’40”56.

Një tjetër Kampion Olimpik nga Kenia, Emmanuel Wanyonyi fitoi duelin me britanikun Max Burgin për kurorën e tretë të “Diamond League” në garën e 800 metrave me kohën 1’42”37.

Niels Laros theu rekordin holandez dhe me kohën 3’29”20 triumfoi në 1500 metra.

Ndërsa gara e 3000 metrave për meshkuj u fitua nga Jimmy Gressier në 7’36”78.

Gjermani Frederik Ruppert vendosi kohën 8’01”49 në garën e 3000 metrave me pengesa.

Valarie Allman arriti suksesin e pestë në hedhjen e diskut me distancën 69.18 metra për titullin e parë në “Diamond League”.

Vetëm 1 centimetër ndau dy vendet e para në kërcimin së gjati ku italiania Larissa Iapichino rifitoi titullin ndaj Malaika Mihambo. Iapichino kërceu në 6.93 metra.

Leyanis Perez (Kuba) mbrojti titullin në kërcimin 3 hapësh me distancën 14.91m.

Grekja me origjinë shqiptare, Elina Xhengo fitoi në hedhjen e shtizës për femra me distancën 64.57 metra.

Lituanezi Mykolas Alekna fitoi të parin “Diamond Trophy” me distancën 68.89 metra në hedhjen e diskut për meshkuj.

Portugezi Pedro Pichardo nuk mundi të ndalte italianin Andy Diaz që kërceu 17.56 metra (3 hapësh) për titullin e 3 të “Diamond League”.

Të parin trofe “Diamond” e fitoi dhe Hamish Kerr (Zelanda e Re) në kërcimin së larti me 2.32 metra ndaj 2.30 metra të Oleh Doroshchuk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë