Lajme

Lushnjë, rrëmben dhe mban peng ish-bashkëshorten

Një 28-vjeçar nga fshati Karbunarë i Lushnjës ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

Ka qenë denoncimi i babait të vajzës 27-vjeçare, i cili vuri në lëvizje policinë kur informoi se ish-dhëndri kishte shkuar në banesën e tij në fshatin Zhamë të Lushnjes dhe i kishte marrë me forcë të bijën.

Policia e Shtetit bën të ditur se në Komisariatin e Policisë Lushnjë  ka bërë kallëzim shtetasi F.K,  se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën. Pas këtij denoncimi uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur autorët.

“Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin: •M.M, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. (i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”). Shtetasi M.M, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, shtetasen P.M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Policia bëri të mundur gjetjen e shtetases P.M dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar shtetasin M. M në kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”, të parashikuara nga Nenet 110, 130/a/4, 25 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë