Lajme

Lushnjë, gjendet një foshnjë e pajetë në koshin e mbeturinave

Një foshnjë e pajetë është gjetur ditën e sotme në koshin e mbeturinave në qytetin e Lushnjës. Foshnja u gjet pikërisht në lagjen Kongresi në Lushnjë.

Policia bën të ditur se fëmija ishte 7 muajsh dhe është gjetur nga dy fëmijë që mblidhnin kanaçe. Policia ka nisur menjëherë hetimet.

Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe forcat policore. Fetusi është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që po punohet për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë