Media Galeri

Luminarias, festivali spanjoll ku kuajt kalojnë përmes zjarrit

Nga Gazeta 'Si' - Çdo vit një ritual çuditërisht pak i njohur zhvillohet në qytetin e vogël spanjoll të San Bartolome de Pinares. Ky ritual rreth 500-vjeçar, Luminarias, praktikohet nga dashamirësit e kuajve të qytetit. Objektivi i ritualit supozohet se është të pastrojë dhe mbrojë çdo kalë të përfshirë. 

Banorët ndezin zjarre nëpër rrugë, pastaj kalorësit kalojnë me kuajt e tyre përmes zjarreve. Sipas një kalorësi kuajt nuk dëmtohen sepse bishti i tyre është i mbuluar dhe kafshët djersiten ndërsa kalojnë nëpër flakë, kështu që lagen dhe nuk digjen. Veterinaret ekzaminojnë kuajt më pas dhe konfirmojnë se nuk janë dëmtuar fizikisht. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë