Bota

Lukashenko takon emigrantët në kufi: Nëse doni mund të shkoni në shtëpi, nuk ju detyrojmë

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u ka thënë emigrantëve të ngelur në kufirin me Poloninë se vendi i tij do t'i ndihmojë ata të kthehen në shtëpi nëse duan, por nuk do t'i detyrojë ata.

Mijëra emigrantë kanë ngecur në kufirin lindor të Bashkimit Europian, në atë që BE-ja thotë se është një krizë që zyrtarët e Minskut e kanë krijuar duke shpërndarë viza bjelloruse në Lindjen e Mesme, duke i marrë brenda dhe duke i shtyrë përtej kufirit.

Në daljen e tij të parë publike në kufi që nga fillimi i krizës, Lukashenko takoi emigrantët në një magazinë të kthyer në strehë dhe u tha atyre se ishin të lirë të shkonin në perëndim ose të shkonin në shtëpi sipas dëshirës.

"Ne nuk kemi vetëm shpresë. Është në dorën tuaj. Kaloni. Shkoni”,-tha Lukashenko.

Lukashenko tha se askush nuk do të detyrohej.

Polonia dhe vende të tjera të BE-së thonë se kriza është pjesë e një "lufte hibride" që Bjellorusia po zhvillon kundër sanksioneve të BE-së, që u vendosën pasi Lukashenko shtypa protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve me fitues përsëri Lukashenkon.

Letonia, Lituania dhe Polonia, duke mbajtur barrën e krizës, kanë vendosur mijëra roje kufitare, ushtarë dhe policë për të mbyllur kufirin dhe për të larguar emigrantët që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia.

Bjellorusia ka filluar të dërgojë disa emigrantë në shtëpi, por ka thënë se është duke pritur për një përgjigje nga BE-ja mbi kërkesën e saj që Gjermania të pranojë 2.000 të bllokuar në kufi, gjë që BE e ka refuzuar dhe Gjermania ka mohuar të pajtohet me të.

Dy fluturime të tjera priten në 26-27 nëntor, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Polonia dhe Lituania vazhdojnë të raportojnë përpjekjet e emigrantëve për të kaluar, të dëshpëruar dhe me nisjen e dimrit.

Burimi: Canberra Times/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë