Futboll

Lukas Podolski ka goditur në shenjë, 207 milionë euro pasuri nga restorantet e qebapëve!

Gazeta si – Sulmuesi gjerman, që përveç kombëtares ka veshur fanellat e Këlnit, Bajernit, Arsenali, Interit dhe Gallatasarajit, në 2018-ën hapi restorantin e parë, tani rrjeti ‘Mangal Doner’ numëron 30 të tillë në vend.

Gjatë kohës kur luante në Turqi, lojtarit i lindi një ide gjeniale, që i ndryshoi jetën. Ai hapi në Gjermani një qebaptore. Ishte viti 2018, kur Podolski inauguroi ‘Mangal Doner’-in e tij, i pari nga 30 që u bënë në të ardhmen dhe që e kanë bërë atë të pasur.

Sipas ‘Sun’, futbollisti ka tashmë një pasuri prej 207 milionë eurosh, falë restoranteve të famshme të qebapëve në gjithë vendin.

Podolski vazhdon të luajë futboll, prej 2021-shit vesh fanellën e polakëve të Gornik Zabrze. Por tashmë bota e futbollit është vetëm një pjesë e vogël e interesave të tij të mëdha.

“Nëse porosit në McDonald’s, paguan sa në restorantet e mi, ose edhe më shumë, dhe ushqimi yt do të jetë një m**, nuk ka fare cilësi”, – ka komentuar më parë Podolski, një nga futbollistët më të pasur në botë, falë qebapëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë