Gazeta Si – Në Spanjë po flitet për largimin nga Reali në fund të kontratës të Luka Modriç. Mesfushori, pas 12 vitesh me madrilenët, ende nuk ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Kohë më parë është folur për një kalim të mundshëm tek Interi të Modriç. Kontrata e tij përfundon në qershor dhe duket se ka ardhur momenti i ndarjes së tij me Real Madrid, ku u transferua që prej vitit 2012.

Trajneri Karlo Ançeloti i ka bërë lojtarit një ofertë: të qëndrojë në Madrid dhe të bëhet pjesë e stafit të tij teknik. Por, me sa duket, mesfushori nuk ka në plan ende t’i varë ‘këpucët në gozhdë’.
Modriç ka marrë një ofertë për t’u kthyer te Dinamo Zagreb, pra të luajë në kampionatin kroat. Sipas ‘Sata24’, Barisiç, presidenti i klubit të madh kroat, e ka kontaktuar për t’i hapur dyert. Lojtari nuk ka pranuar, por duket se joshet nga ky variant. Nuk është hera e parë që presidenti i Dinamo Zagreb shfaq hapur interes për rikthimin e Modriç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




