Gazeta Si – Luka Modriç po i habit të gjithë me formën që ka treguar në Botëror në moshën 37-vjeçare. Mesfushori veteran ka ditur ta udhëheqë skuadrën e tij drejt gjysmëfinaleve të një Kupe Bote për herë të dytë radhazi, duke eliminuar edhe Brazilin favorit.
Modriç ka zbuluar edhe ‘sekretin’ e kombëtares ballkanase: “Mund të them se kemi të njëjtën ADN si Real Madrid. Sepse nuk dorëzohemi kurrë”, – ka theksuar kapiteni i Kroacisë për spanjollët e ‘EL Chiringuito’.

“Të gjithë shohin vendet e mëdha, ne jemi një vend i vogël dhe askush nuk na merr në konsideratë. Por nuk është fare problem për ne fakti që të tjerët janë favoritë dhe Kroacia në hije. Natyrisht, duam t’i mbyllim ndeshjet më përpara dhe të mos shkojmë te penalltitë, por jemi gati të bëjmë gjithçka është e mundur për të fituar”, – shton më tej mesfushori i Realit.
Për gjysmëfinalen e së martës me Argjentinën, Modriç është shprehur: “Lionel Mesi është një lojtar shumë i madh, është më i miri që ka Argjentina dhe do ta kemi të vështirë ta ndalim. Megjithatë, jemi përgatitur dhe do të japim maksimumin. Besoj që do të jetë e mjaftueshme për të shkuar në finale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



