Gazeta Si – Basketbollisti slloven i Dallas Maverkiks regjistron paraqitjen e 4-t më të mirë në gjithë historinë e NBA-së. Më mirë se ai kanë bërë Uilt (100 pikë), Çambërlein dhe Brajant (81 pikë).
Një tjetër mbrëmje për kinema në basketbollin amerikan sa i takon performancës individuale. Luka Donçiç shënon 73 pikë në ndeshjen ndaj Atlantas, që u mbyll me fitoren e Dallas, me rezultatin 143-148. Gjysma e pikëve për skuadrën e tij u shënuan pikërisht nga slloveni.
Ishte një paraqitje e çmendur ajo e Donçiç, i cili mori mbi shpatulla Maveriks për t’i çuar te suksesi. Në bazë të statistikave, bëhet fjalë për paraqitjen e 4-t më të mirë në histori. Donçiç realizoi 41 pikë në pjesën e parë, ai e mbajti këmbën te ‘gazi’ dhe regjistroi kështu një rekord për skuadrën teksane.
Falë përformancës së lojtarit të zgjedhur në draftin e All Star Game, Dallas është kthyer te fitorja pas tri humbjesh radhazi. Luka Donçiç e mbylli ndeshjen me 73 pikë (25/33 nga fusha dhe 8/13 nga distanca), 10 ribaunde dhe 7 asiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.