Atletike

Luiza Gega zë vendin e 7-të në Diamond League, e kalojnë vetëm afrikanet

Gazeta Si – Nuk ka pushim, Luiza Gega, pas medaljes së artë në Europian ka marrë pjesë në “Diamond League” të Brukselit. Paraqitja e saj ishte në nivel të lartë sërish, edhe pse nuk ka marrë medalje.

Gega zuri vendin e 7-të mes 15 atleteve pjesëmarrëse në 3000 metra me pengesa. Pjesëmarrëse ishin edhe atletet më të mira të botës, ku para Luizës dolën vetëm afrikanet. Atletet nga Kenia dhe Etiopia janë specialiste të garave të gjata.

Luiza Gega. Gazeta Si, 3 shtator 2022

Luiza Gega regjistroi kohën 9:14.41, që nuk është rezultati më i mirë i saj. Medaljen e artë e fitoi Jackline Chepkoech nga Kenia, me kohën 9:02.43. E dyta doli Mutile Winfred Yavi, një atlete keniane që garon për Bahreinin, kurs e treta etiopiania Werkuha Getachew.

Ishte gara e fundit e një sezoni fantastik për Luiza Gegën, që kulmoi me shpalljen e saj kampione Europe. Atletja jonë ka thyer disa rekorde gjatë këtij sezoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë